Ballina Ekonomi

Balluku: Unaza e Madhe e aksesueshme në fund të këtij viti

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Në Unazën e Madhe të Tiranës po vijon puna me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. Synohet që e gjithë kjo vepër e rëndësishme të finalizohet në fund të këtij viti, për të qenë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

Punimet po avancojnë me ritme të përshpejtuara edhe për ngritjen e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se në Lotin II të rrugës, atë që lidh ish-sheshin “Shqiponja” me Paskuqanin, kanë përfunduar mbi 97 % e punimeve.

Ndërsa në Lotin IV, që kalon në zonën e Shkozës dhe Lotin VII që nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës, kanë përfunduar mbi 76 % e vëllimit të punimeve.

Punimet në Lotin VI, segment ky që bën të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit, janë realizuar në masën 67 %, ndërsa në Lotin V në masën 70 %.

Unaza e Madhe një segment prej 27 km, me gjerësi 28 m do të jetë një nga infrastrukturat më të rëndësishme jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e Kulturës Gjermane, nis sot me çeljen e ekspozitës “City X – Unë, Tiranë”
Artikulli tjetërGonxhja: Creative Europe, shembull i suksesshëm për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar