Ballina Aktualitet

Reshjet e shiut, Beci: Përmirësohet plotësisht situata në territorin e qytetit të Shkodrës

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive, situata në territorin e qytetit të Shkodrës është përmirësuar plotësisht.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se “në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit”.
“Siç jeni në dijeni, që nga momenti i parë, të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjësit e :
Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile të Bashkisë, Policisë Bashkiake,
Forcave Zjarrfikëse dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Policia e Shtetit”, tha Beci.
Kryebashkiaku Beci falënderoi banorët e Shkodrës, të cilët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së bashkisë për bashkëpunim.
/k.s/r.e/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama-Al Jaber: Kompani e përbashkët e prodhimit energjetik me Emiratet e Bashkuara Arabe
Artikulli tjetërKumbaro: Aksion pastrimi në plazhin e Divjakës