Ballina Flash

Kumbaro: Aksion pastrimi në plazhin e Divjakës

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmbyllën një fundjavë domethënëse dhe produktive mbi fushatën e pastrimit të ndërmarrë në të gjithë vendin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit.

Kështu u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro teksa ndau në rrjetet sociale momente nga aksioni në plazhin e Divjakës.

“Ky ishte aksioni në plazhin e Divjakës, në të cilin stafi i AdZM Fier në bashkëpunim me bashkinë Divjakë, institucionet lokale dhe shkollat, qytetarët, vullnetarët e shumë të rinj realizuan një punë të shkëlqyer në terren”, tha Kumbaro.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në 21 shtator u organizua  aksioni i madh i pastrimit, i cili u shtri në plazhet e Velipojës, Kunes, Hamallajt, Divjakës dhe Nartës.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e shiut, Beci: Përmirësohet plotësisht situata në territorin e qytetit të Shkodrës
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë, 25 shtator 2024