Ballina Aktualitet

Asgjësimi i pajisjeve eksplozive, 8 efektivë të Xhenios kurs nën drejtimin e instruktorëve amerikanë

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ 8 kursantë, efektivë të Batalionit të Xhenios zhvilluan për më shumë se një muaj, kursin EOD (Explosive Ordnance Disposal) niveli 3+, nën drejtimin e instruktorëve amerikanë, përfaqësues nga Garda Kombëtare e New Jersey dhe nën mbikëqyrjen e ekspertit EOD, përfaqësues i “Golden West”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, gjatë këtij kursi ata përvetësuan njohuri teorike dhe praktike për realizimin e detyrave për asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara.

Kursi EOD niveli 3+ zhvillohet për herë të parë në strukturat EOD të Forcave të Armatosura dhe përfaqëson nivelin më të lartë të kualifikimit për operatorët EOD, thekson MM, teksa i uron suksese efektivëve dhe shpreh mirënjohje për mbështetjen instruktorëve amerikanë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Bullgaria mohon lidhjet me shpërthimet e pajisjeve në Liban
Artikulli tjetërIndeksimi i pensioneve, Teliti: Pensionistët do marrin mesatarisht 25 lekë shtesë në ditë