Ballina Aktualitet

KQZ dhe OSBE hapin konkursin “Fuqizimi i të Rinjve në Procesin Zgjedhor 2025”

TIRANË, 16 shtator /ATSH/-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi së bashku Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran, hapën sot konkursin “Fuqizimi i të Rinjve në Procesin Zgjedhor 2025”.

“RIN-KRIJON”, është iniciativë që inkurajon pjesëmarrjen aktive të të rinjve në procesin zgjedhor të vitit 2025, duke u dhënë mundësinë të krijojnë grafika, video dhe slogane për fushatën ndërgjegjësuese të KQZ Shqiperi – Zgjedhje 2025.

Ky konkurs synon, jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe të krijojë një platformë për të rinjtë që të ndajnë zërat dhe idetë e tyre për një demokraci më të fortë dhe më të përfshirë.

Vlerësimi i materialeve të dorëzuara, do të bëhet në bazë të origjinalitetit, mesazhit të përcjellë, kreativitetit dhe efektivitetin e përfshirjes së të rinjve në zgjedhje.

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për reformën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-ve në OSBE dhe Polonia.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë, BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti
Artikulli tjetërGati drafti i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, Manja: Synohet përfundimi i vettingut