Ballina Bota

SHBA – CNN: Paraqitje më mirë e Harris në debatin me Trump

UASHINGTON, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Kandidatja demokrate për president të SHBA-së, Kamala Harris, u pa më mirë se kundërshtari i saj republikan, Donald Trump, në një sondazh me shikuesit, pas debatit televiziv të së martës në Filadelfia.

Nga të anketuarit, 45% shprehën një opinion të favorshëm për Harris, krahasuar me 39% për Trump.

Sondazhi, i votuesve të regjistruar që ndoqën debatin, u krye nga një organizatë sondazhi për llogari të disa medieve amerikane, përfshirë CNN.

Sondazhi tregoi se 44% e shikuesve nuk ishin të prirur ndaj Harris pas duelit televiziv, ndërsa 51% e të anketuarve i dhanë Trump një vlerësim të pafavorshëm.

Në një fushë Trump ishte qartë përpara, ku rreth 55% e të anketuarve mendonin se Trump kishte më shumë kompetencë ekonomike sesa Harris, e cila shënoi 35%.

Por, numrat mund të mos nënkuptojnë shumë.

Rreth 82% e të anketuarve thanë se debati televiziv nuk do të kishte asnjë ndikim në votën e tyre në nëntor./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncerti i jazz-it përmbyll Javën Kulturore Holandeze
Artikulli tjetërDosja “Partizani”, Berisha merret i pandehur nga SPAK: Vazhdim i një hakmarrjeje politike