Ballina Flash

Koncerti i jazz-it përmbyll Javën Kulturore Holandeze

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Në Javën Kulturore Holandeze, “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” sjell në bashkëpunim me Ambasadën e Hollandës në Tiranë, grupin e njohur “Roaring Cats”.

Kështu kjo javë interesante do të mbyllet bukur me këtë koncert që do të organizohet sonte tek instalacioni Reja.

Kjo orkestër e vogël me qendër në Amsterdam mori angazhimin për t’i dhënë vlerë dhe rëndësi të re rrënjëve të jazz-it. Repertori i tyre plot energji përbëhet nga aranzhime origjinale të këngëve më të mira nga artistët më të mirë të viteve ‘30 dhe ‘40: nga Fats Waller te Cab Calloway, nga Duke Ellington te Jimmie Lunceford. Për më shumë, ata do prezantojnë edhe kompozime origjinale sipas stilit Swing Era. Muzika e tyre i sjell adrenalinë kërcimtarëve hiperaktivë të swing-ut si dhe dëgjuesve pjesëmarrës në aktivitet.

Roaring Cats janë: Sam Ghezzi (vokal, saksofon), Mo van der Does (klarinetë, saksofon), Coos Zwagerman (trombë), Joan Codina (trombon), Mikel Legasa (piano), Davor Stehlik (bateri), Tomek van Leeuwen (kontrabas), Joe Crotch (drums).

JKN tha se, koncerti premton emocione që do të ngelen gjatë në kujtesë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Depozitat arritën vlerën e 205.4 miliardë lekëve 
Artikulli tjetërSHBA – CNN: Paraqitje më mirë e Harris në debatin me Trump