Ballina Bota

RUSI – Lavrov: Pas ofensivës së Kurskut bisedimet me Kievin janë të pamundura

MOSKË, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Kievin në dritën e kundërofensive të Ukrainës në tokën ruse, deklaroi ministri i Jashtëm rus Se,gei Lavrov.

“Presidenti e bëri shumë të qartë se pas sulmeve, apo edhe bastisje, në rajonin e Kurskut, çdo bisedë është e pamundur”, tha Lavrov për televizionin shtetëror rus në kuadër të  vizitës së Putinit në Azerbajxhan.

”Putin së shpejti do të japë një vlerësim të situatës. Raportet e kontakteve mes palëve ndërluftuese, të cilat ishin krijuar nga ndërmjetës si Katari apo Turqia, nuk ishin asgjë më shumë se thashetheme”, shtoi Lavrov.

Heshtja aktuale e presidentit rus për krizën në ushtrinë e tij nuk është asgjë e re.

Kur u përball me humbjet e mëparshme, Putin foli vetëm pas një pauze të gjatë dhe ndonjëherë pasi qëndroi jashtë krizës.

Ukraina, e cila ka luftuar një pushtim të plotë rus për gati dy vjet e gjysmë, nisi një kundërofensivë rreth dy javë më parë, duke përparuar në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takim me ndihmëssekretarin për Çështje Politike të NATO-s
Artikulli tjetërKalonin në kufi sende me vlerë pa i deklaruar, procedohen penalisht dy drejtues autobusi