Ballina Aktualitet

Hoxha: Turqia, partner kryesor në fushën e sigurisë

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tajar Kağan Atay, ku biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

Ministri shprehu vlerësime në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, njëherësh dinamik e mjaft të frytshëm me shtetin turk.

Për Hoxhën, Turqia është një partner kryesor në fushën e sigurisë, por edhe kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës te përhershme.

Ambasadori turk u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar që e kundërta as që mund të diskutohet.

“Jemi për të mbështetur Shqipërinë si dhe për të përcjellë gjithmonë përkrahjen e shtetit turk”, nënvizoi ambasadori Atay.

Në bisedë palët shprehën reciprokisht mirënjohjen e thellë për solidaritetin e dëshmuar dhe ndihmën e menjëhershme gjatë periudhës kur dy vendet u përfshinë në emergjenca.

Ministri i Brendshëm pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Turqi për të takuar ministrin e Brendshëm të Turqisë në një moment sa më të volitshëm.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken nxit Hamasin të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim
Artikulli tjetërKumbaro: 5 ditë feste në Memaliaj, qytetin e përqafuar nga Vjosa