TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Një festë që do të zgjasë për ditë 5 rresht është duke u përgatitur në qytetin e Memaliajt, nën sloganin “Memaliaj na thërret”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ftoi memaliotët e turistët të bëhen pjesë e festimeve, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh:
“5 ditë feste do të mbledhin memaliotë e turistë në qendrën e qytetit të përqafuar nga Vjosa, me malet, luginat e monumentet e natyrës, por për shumë vite të harruar nga historia plot kthesa e viteve të tranzicionit, derisa u rilind nën vizionin për të zhvilluar agroturizëm, ekoturizëm, rafting, turizëm kulturor, për t’u bërë porta hyrëse e gjelbër me zemrën blu të Vjosës, drejt jugut të vendit”.
Aktiviteti do të zhvillohet në bashkinë Memaliaj nga data 16 deri në 20 gusht. Protagonist i këtyre 5 ditëve festë do të jetë këngëtari i mirënjohur Ylli Baka.






















