Ballina Flash

“Lord Byron” në Tepelenë, Kumbaro: Meriton të jetë në buqetën e agroturizmeve të certifikuar nga MTM

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Agroturizmi “Lord Byron” në Tepelenë, i cili mban emrin e poetit anglez që ka shëtitur në këto anë shekuj më parë u pajis me certifikatën e agroturizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i dorëzoi certifikatën e agroturizmit pronarëve të “Lord Byron”.

“ “Lord Byron” është një prej atyre agroturizmeve, që është kthyer në “check in” të domosdoshëm në Tepelenë. Meritë e Anilës që ka ditur të rikrijojë jetën rurale të këtyre zonave me vlerat më të larta të mikpritjes duke u dhuruar kujtime “bajroniane” të gjithë bujtësve të këtij vendi, e që meriton plotësisht të jetë në buqetën e agroturizmeve të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duke përfituar një sërë avantazhesh të parashikuara nga ligji siç është TVSH e reduktuar ne 5% për restorantin apo vetëm 6% për pjesën e hotelit”, tha Kumbaro.

Mbështetja për agroturizmin ka nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

/k.s/a.f

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Siguria e pronës e fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara
Artikulli tjetërValiev fiton medaljen olimpike, Veliaj: Historike, paraqitja e tij e shkëlqyer