Ballina Bota

BRUKSEL – BE miraton ndihmën financiare për Ukrainën me vlerë 4,2 miliardë euro

BRUKSEL, 6 gusht /ATSH-DPA/- Vendet e Bashkimit Evropian nënshkruan sot pagesën e parë tremujore për Ukrainën nga një fond mbështetës prej 50 miliardë eurosh (55 miliardë dollarë).

Pagesa me vlerë 4,2 miliardë euro shërben për të financuar funksionimin e shtetit ndërsa Ukraina lufton për të mposhtur pushtimin e gjithanshëm të Rusisë – dhe për të mbështetur stabilitetin ekonomik të vendit të goditur nga lufta.

BE-ja kapërceu kundërshtimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban – në fillim të këtij viti – për të krijuar fondin prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, nga buxheti i bllokut, që do të zgjasë deri në vitin 2027.

Kryeministri hungarez vuri veton ndaj një përpjekjeje të mëparshme për të krijuar fondin duke përmendur mungesën e mekanizmave të integruar të rishikimit.

Orban gjithashtu e ka justifikuar kundershtimin e tij – me disbursimin e fondeve të BE-së për vendin e tij, i cili ishte ngrirë për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për funksionimin e fondit çdo vit deri në 2027.

Me pagesën e fundit prej 4,2 miliardë eurosh, BE-ja ka zhbllokuar 12 miliardë euro për Ukrainën – nga fondi mbështetës.

Ukraina duhet të plotësojë kushtet e para të marrëveshjes për të marrë pagesat e rregullta tremujore sipas fondit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOraret e linjave të autobusëve ndërqytetës në Shqipëri integrohen me Google Maps
Artikulli tjetërSveçla mbron aksionin për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë