Ballina Aktualitet

Rregullatori miraton ndryshime në udhëzuesit e punës së KZAZ dhe GNV

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Komisioni Rregullator miratoi sot disa ndryshime në vendimin eë Komisionit Rregullator, “Për miratimin e udhëzuesit të punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”.

Ndryshimet e miratuara kanë për qëllim të detajojnë detyrat dhe mënyrën e funksionimit të KZAZ-së dhe të anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave gjatë procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakWisner: SHBA, mbështetje Shqipërisë të ecë përpara në rrugën demokratike
Artikulli tjetërSpiropali: Mbështetje maksimale e Kuvendit për ministrat e rinj