Ballina Bota

ITALI – Rreth 1000 turistë evakuohen për shkak të zjarrit masiv

ROMË, 24 korrik /ATSH-DPA/- Një fshat turistik në Italinë jugore, ku pushojnë rreth 1000 turistë, u evakuua sot për shkak të një zjarri masiv pyjor.

Autoritetet thanë se flakët ishin drejtuar drejt fshatit ku ndodheshin pushuesit – për shkak te erërave te forta.

Pushuesit u akomoduan në dy objekte të tjera turistike aty pranë – dhe në një gjimnaz të shkollës lokale. Shumë prej tyre ishin fëmijë.

Temperaturat kanë qëndruar mbi 30 gradë Celsius në jug të Italisë – për shumë ditë dhe nuk ka pasur shira në javët e fundit.

Kryebashkiaku i Viestes, Giuseppe Nobiletti shprehu dyshimin se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një zjarrvënie.

“Kjo ishte përpjekja e pestë në një javë dhe ata e bënë këtë mëngjes”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga lumi Cem në Tamarë
Artikulli tjetërGjiknuri: Listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ