Ballina Flash

Rama ndan pamje nga lumi Cem në Tamarë

TIRANE, 24 korrik /ATSH/ Tamara në Malësinë e Kelmendit është një nga zonat më të bukura të Alpeve Shqiptare, që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi Cem në Tamarë, i cili po frekuentohet së fundmi nga të pasionuarit pas sporteve ujore.

Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë.

Tamara ka tashmë një shëtitore të re 5 mijë metra katrorë, është bërë rikonstruksioni i çative të shtëpive karakteristike të zonës, është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër të fshatit, janë mbjellë pemë përgjatë shëtitores si dhe janë vendosur sistemet e ndriçimit.

Sipas gojëdhënave, Tamara e ka marrë emrin nga bashkëshortja e pashait të Shkodrës, Karamahmut Pashë Bushatlliut. Në nder të saj pashai ndërtoi fillimisht urën e Tamarës, që i dha më vonë emrin zonës.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTavo në Vranisht: Pajisje me certifikata pronësie për të gjithë banorët
Artikulli tjetërITALI – Rreth 1000 turistë evakuohen për shkak të zjarrit masiv