Ballina Aktualitet

Tavo në Vranisht: Pajisje me certifikata pronësie për të gjithë banorët

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorë të Vranishtit.

Tavo siguroi banorët se do të angazhohet plotësisht për përmirësimin e sistemimit të rrugëve të brendshme të fshatit, të rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit elektrik.

Po ashtu ai garantoi se në fokus të punës së tij do të jetë edhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe përshpejtimi i procesit të pajisjes me certifikata pronësie të banorëve të zonës.

“Një proces që përmbyllet së shpejti, deri sa edhe banori i fundit të marrë certifikatën e pronësisë, një e drejtë bazike e vonuar, por që tashmë do t’u sigurohet të gjithë banorëve, pa asnjë dallim”, shtoi Tavo.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania dhe Britania e Madhe deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të zgjeruar të mbrojtjes
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga lumi Cem në Tamarë