Ballina Flash

BE: Kosova nuk ka dorëzuar ende raport hetimi për Banjskën

PRISHTINË, 25 qershor /ATSH/ Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se Kosova është ajo që duhet fillimisht të bëjë hetimin për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në një konferencë për media, Stano tha se sulmi në Banjskë është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës, dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetim dhe ofrimin e një raporti të plotë.

Sipas tij, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, dhe BE-ja vazhdon të mos ketë rezultatet të hetimit për Banjskën.

Ai theksoi se si Kosovës, po ashtu edhe Serbisë menjëherë pas sulmit u është bërë e qartë pozita e BE-së, por që, siç tha Stano, të gjitha gjetjet duhet të përfshihen në raportin final, që sipas tij ata ende s’e kanë pranuar deri tani. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLUKSEMBURG – Ukraina nis negociatat për anëtarësim në BE
Artikulli tjetërJERUSALEM – Baerbock kritikon të djathtën ekstreme izraelite