Ballina Bota

GAZA – Ushtria amerikane nis furnizimin e popullatës me ndihma në terren

GAZA, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane deklaroi se dërgimi i ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht për banorët e Gazës kishte rifilluar pasi port i përkohshme në bregdetin e territorit u riparua.

Porti i përkohshëm ishte dëmtuar nga deti i trazuar në fund të majit, vetëm disa ditë pas përfundimit të tij. Për shkak të dallgëve të forta, katër anije të marinës amerikane të ankoruara në zonë u çliruan nga ankorimet e tyre.

Komanda rajonale Centcom tha në një deklaratë se rreth “filloi dërgimin e ndihmave humanitare në terren në Gaza”.

“Sot, një total prej rreth 492 ton ndihme humanitare shumë të nevojshme iu dorëzua njerëzve të Gazës. Deri më sot, USCENTCOM ka kontribuar në dërgimin e më shumë se 1,573 tonëve ndihma humanitare”, vijon shënimi.

Komanda rajonale theksoi se “asnjë personel ushtarak amerikan nuk ka zbritur në Gaza”.

“Kjo përpjekje e vazhdueshme në mbështetje të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të ofruar ndihmë shtesë për civilët palestinezë në Gaza është tërësisht humanitare në natyrë dhe përfshin mallra ndihme të dhuruara nga disa vende dhe organizata humanitare’’, theksoi Centcom.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiblioteka audiodigjitale e fëmijëve që nuk shikojnë pasurohet me tregim të shkrimtarit Kuteli
Artikulli tjetërEdicioni i 20-të i Rally Albania 2024, mbi 300 garues nga 25 vende të botës