Ballina Ekonomi

Totali i aktiveve në sektorin bankar u rrit me 6.1%

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Industria bankare në Shqipëri vijoi rritjen dhe performancën financiare pozitive edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve në fund të muajit mars arriti në 1.985 trilionë lekë, në rritje me rreth 15 miliardë lekë që nga fillimi i vitit.

Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit u rrit me 6.1%, rritje e konsiderueshme kjo duke patur parasysh edhe efektin negativ të kursit të këmbimit mbi asetet në valutë të huaj.

Portofoli i kredisë në fund të marsit arriti vlerën e 739 miliardë lekëve, në rritje me 21 miliardë lekë që nga fillimi i vitit 2024 dhe në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, sektori raportoi një fitim neto prej 9.8 miliardë lekësh, në rritje me 24% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKatër operacione antidrogë, Balla: Shqiptarët presin një territor të pastër nga bimët narkotike
Artikulli tjetërKosovë, ndahen çmimet për artin pamor