Ballina Flash

Efektivët e Policisë Ushtarake trajnohen për drejtimin e mjeteve të blinduara

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Efektivët e Policisë Ushtarake u trajnuan nga Carabinieria Italiane për drejtimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të blinduara tip Iveco Lince.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot foto nga ky trajnim, teksa theksoi se, modernizimi i Policisë Ushtarake me mjete të blinduara tip Iveco Lince kërkon edhe njohuri për drejtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Efektivët e Policisë Ushtarake u trajnuan nga kolegët e tyre të Carabinierisë Italiane, jo vetëm për drejtimin e këtyre mjeteve të rënda në terrene të vështira, por mbi të gjitha duke simuluar difekte gjatë operacioneve, nënvizoi Peleshi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalja Partizani-Egnatia, zbulohen emrat e asistentëve të arbitrit Anthony Taylor
Artikulli tjetërSejko: Ligj i posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në mikrofinancë