Ballina Flash

Projektrezoluta e PS, ambasada e SHBA për ATSH: Propozim premtues

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot lidhur me draftrezolutën e paraqitur një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama për qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin si dhe ftesën që i bëri opozitës për ta votuar në Kuvend.

Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ambasada e SHBA e cilëson propozimin si premtues si dhe nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e vendit.

“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe antikorrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euroatlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet në reagimin e Zyrës së shtypit të ambasadës së SHBA në Tiranë për ATSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Von der Leyen: AfD parti zjarrvënëse në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane
Artikulli tjetërFOKUS – Edhe Holanda mbështet marrëveshjen Rama-Meloni për migrantët