Ballina Bota

MV – Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet presidenciale

SHKUP, 24 prill /ATSH-ANSA-MIA/ – Në Maqedoninë e Veriut qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00, ku qytetarët votuan për zgjedhjet presidenciale që nga ora 07:00.

Sipas parashikimeve të një dite më parë dhe sondazheve të fundit, asnjë nga shtatë kandidatët nuk do të marrë 50% plus një të votave në raundin e parë dhe një balotazh i planifikuar për më 8 maj do të jetë i nevojshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare të cilat janë caktuar në të njëjtën ditë.

Favoritët për sfidën përfundimtare janë presidenti në largim Stevo Pendarovski, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SDSM) në pushtet dhe Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga partia konservatore VMRO-DPMNE, forca kryesore opozitare.

Të dhënat e fundit të pjesëmarrjes, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, MIA, deri në orën 18:00, ishte 47,61% ose rreth 12% më shumë se zgjedhjet e mëparshme presidenciale në vitin 2019.

Po sipas MIA-s, rezultatet e para jozyrtare do të jepen rreth mesnatës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Scholz: Gjermania dhe BM mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në Evropë
Artikulli tjetërRama për “La Repubblica”: Sulm balte ndaj Agaçit, gazetari ka gënjyer