BERLIN, 24 prill /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se shtylla evropiane e NATO-s duhet të ketë potencial të mjaftueshëm parandalues, pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se arkitektura e sigurisë së Evropës është në rrezik.
“Për ne këtu në Evropë, kjo do të thotë se ne duhet të forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s”, theksoi Scholz gjatë vizitës së Rishi Sunak në Gjermani.
”Aftësia jonë e parandalimit dhe e mbrojtjes evropiane duhet të jetë gjithmonë e besueshme”, shtoi ai.
Scholz vuri në dukje se ”Gjermania dhe Britania e Madhe janë mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në Evropë. Është një shenjë inkurajuese edhe që Kongresi i SHBA miratoi mbështetjes Ukrainën”.
Sipas tij, ky vendim tregon se ”presidenti rus Vladimir Putin po llogarit gabimisht nëse beson se vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë mbështetësit e tjerë në një moment do ta braktisin Ukrainën”.
“Ne nuk do ta bëjmë këtë. Pa siguri, gjithçka është asgjë”, theksoi kancelari./ /os/























