Ballina Bota

FOKUS – Franca kërkon vetëpërmbajtje në konfliktin izraelito-iranian

PARIS, 19 prill /ATSH-AFP/ – Pozicioni i Francës është shpërshkallëzimi dhe vetëpërmbajtja në Lindjen e Mesme, deklaroi sot ministri francez për Evropën, Jean-Noël Barrot në Radio Sud, pas informacioneve në lidhje me një sulm izraelit kundër Iranit.

“Pozicioni i Francës është t’u bëjë thirrje të gjithë partnerëve në rajon që të shpërshkallëzojnë situatën dhe të vetëpërmbahen”, tha ai në radion franceze.

”Është padyshim pak herët që unë të mund të komentoj atë që ndodhi mbrëmë”, shtoi ai duke specifikuar se presidenti i Republikës, Emmanuel Macron do të fliste ”në kohën e duhur”.

“Fjala kryesore është shpërshkallëzimi”, këmbënguli ai.

Sipas medias amerikane, zyrtarë të lartë amerikanë kanë raportuar një sulm izraelit si hakmarrje për sulmet e pashembullta me dron dhe raketa kundër Izraelit fundjavën e kaluar.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, nga ana e saj, tregoi, duke cituar “burime të mirëinformuara”, se nuk kishte “asnjë informacion që tregonte një sulm nga jashtë”, pas shpërthimeve të dëgjuara në vend./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Funky Days & Night”, 3 ditë magjike tek Pazari i Ri
Artikulli tjetërLirohet zëvendësdrejtori i policisë Jankoviq nga autoritetet serbe