Ballina Bota

BULLGARI – Ish-komisionerja e BE-së ngarkohet me formimin e kabinetit të ri

SOFJE, 18 mars /ATSH-DPA/- Presidenti bullgar, Rumen Radev ngarkoi sot Maria Gabriel, një ish-komisionere e BE-së për formimin e qeverisë së re sipas një marrëveshjeje rotacioni të rënë dakord me Nikolai Denkov, i cili dha dorëheqjen si kryeministër dy javë më parë.

Gabriel, e cila shërbeu si zëvendëse e Denkov, tani ka shtatë ditë për të emëruar anëtarët e kabinetit të ri. Ajo është anëtare e partisë liberal-konservatore GERB.

Denkov, një politikan pro-perëndimor, do të shërbejë si zëvendës i Gabriel.

Ndërsa të dy shihen si kundërshtar me njëri-tjetrin për shumë çështje, ata janë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës në rezistencën ndaj pushtimit rus.

Sipas njoftimeve të medias, mënyra se si do të shpërndahen postet ministrore, emrat e ministrave të rinj dhe nënshkrimi i një dokumenti të përbashkët janë pika të mundshme konflikti në diskutimet për një kabinet të ri mes dy liderëve.

Nëse arrijnë të formojnë një qeveri të re pro-perëndimore, Bullgaria do të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të gjashta parlamentare brenda tre viteve.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta në aksin Korçë-Ersekë: Të hetohen të gjitha punimet në këtë rrugë
Artikulli tjetërSHBA-ja sanksionon ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku