Ballina Flash

Panairi i makinave RETRO, në sheshin “Skënderbej” në Ditën e Verës

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Dita e Verës do të jetë një festë e vërtetë në kryeqytet.

Në kuadër të kësaj dite të shënuar, bashkia e Tiranës ka parashikuar organizimin e një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga fëmijët e deri tek të rriturit, teksa një vend të veçantë do të zërë “Panairi i makinave RETRO”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se në Ditën e Verës, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një ambient argëtues ku do të ketë një ekspozitë të madhe nga koleksioni i makinave RETRO.

DPSHTRR-ja ndau në rrjete sociale posterin e Panairit të Makinave RETRO, teksa bëri të ditur se, gjatë 24 orëve do të zhvillohen 34 aktivitete në sheshin “Skënderbej”.

“Pranvera vjen më bukur me RETRO! Vijojmë festimet për Ditën e Verës në stacionin tonë të radhës, Tiranë, te sheshi ‘Skënderbej’, me festë, muzikë dhe plot surpriza të bukura na presin, ndaj mos mungoni! Mos harroni veroret, simbol i kësaj dite të veçantë, për të pritur ndryshe dallëndyshet këtë vit”, njoftoi DPSHTRR.

/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 70 kompani nga Bangladeshi të regjistruara në Kosovë, kërkohet heqja e tatimit të dyfishtë
Artikulli tjetërRiparohen defektet nga moti i keq, OSHEE redukton me 93% numrin e fiderave të stakuar