Ballina Bota

KIEV – Zelensky refuzon ashpër apelin e Papa Françeskut për negociata me Rusinë

KIEV, 11 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka refuzuar ashpër apelin e Papa Françeskut për negociata paqeje me Rusinë.

“Kisha duhet të jetë mes njerëzve”, tha Zelensky në fjalimin e tij dje në mbrëmje.

“Dhe jo dy mijë e gjysmë kilometra larg, diku, për të ndërmjetësuar virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”, tha Zelensky.

“Kur Rusia nisi këtë luftë më 24 shkurt 2022, të gjithë ukrainasit u ngritën për të mbrojtur veten e tyre. Të krishterët, myslimanët, hebrenjtë…të gjithë”, tha presidenti ukrainas.

Ai falënderoi çdo klerik ukrainas që po punon me forcat e mbrojtjes.

“Këta klerikë janë në vijën e parë të frontit, duke mbrojtur jetën dhe njerëzimin’, tha Zelensky.

Papa Françesku shkaktoi një protestë pas thirrjeve për negociata paqeje me Rusinë, e cila në Ukrainë është kuptuar si një apel i njëanshme vetëm për Kievin, nga disa të tjerë edhe si thirrje për kapitullim. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e Shën Anës, monument kulture i kategorisë së parë
Artikulli tjetërÇmimet “Oscar” – “Oppenheimer” kurorëzohet si filmi më i mirë