Ballina Aktualitet

PD: Asnjë negociatë sekrete apo publike me Sali Berishën

TIRANE, 7 mars/ATSH/ Partia Demokratike përmes një deklarate u shpreh sot se asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij.

Në reagim të disa artikujve në media, PD mohon të ketë negociata me Rithemelimin.

“Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021”, thuhet në deklaratë duke iu referuar pjesës së deputetëve që iu bashkuan së fundmi Rithemelimit duke marrë edhe poste drejtuese në këtë grupim.

“Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend.
Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOTAVA – Kanadaja nis financimin e UNRWA-s
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 8 mars 2024