Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 8 mars 2024

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura por me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri 8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/16 Diell re
Kukës 3/13 Diell re
Lezhë 5/15 Diell re
Dibër -1/13 Diell re
Durrës 5/15 Diell re
Tiranë 5/16 Diell re
Elbasan 4/15 Diell re
Berat 4/17 Diell re
Vlorë 3/15 Diell re
Korçë -2/10 Diell re
Gjirokastër 2/15 Diell re
Sarandë 7/16 Diell re

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Asnjë negociatë sekrete apo publike me Sali Berishën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/3/2024