Ballina Ekonomi

Rama: Unaza e Madhe e Tiranës, lehtëson trafikun dhe rrit vlerën e pronës

TIRANË, 3 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë në Unazën e Madhe të Tiranës.

Rama shprehet se në kantierin e Unazës së Madhe, puna vijon me ritme të shpejta në të gjitha lotet e saj për ta përfunduar brenda afateve.

Kryeministri thekson se ky projekt me rëndësi për kryeqytetin, do të lehtësojë trafikun, por do të japë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, e zhvillimin e bizneseve të reja.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Llogaritet se hyrja dhe dalja nga Tirana për çdo qytetar, lehtësohet me një të tretën e kohës që deri tani, për shkak të mungesës së kësaj vepre, qytetari ishte i detyruar të harxhonte me makinën e tij, për të hyrë dhe për të dalë nga kryeqyteti në drejtime të ndryshme.

Punimet për ndërtimin e të gjitha loteve të Unazës së Madhe pritet të mbyllen brenda këtij viti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBaza ajrore e NATO-s inaugurohet nesër, Peleshi: Forcon angazhimin tonë për siguri e paqe në rajon
Artikulli tjetërI dënuar për mashtrim, arrestohet Liam Osmani