Ballina Flash

Këndi Amerikan në Bibliotekën Kombëtare, Gonxhja: Urë lidhëse midis kombeve tona

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ 20-vjetori i Këndit Amerikan është festuar me çeljen e saj edhe në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, pas American Corner në Vlorë dhe Kukës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, e vlerësoi Këndin Amerikan, një hapësirë që nuk njeh kufij, një urë e dijes dhe diversitetit që frymëzon brezat e ardhshëm.

“Për vite me radhë, kjo hapësirë ka shërbyer si një qendër mësimi dhe një urë lidhëse midis kombeve tona’, tha Gonxhja.

Ai i uroj shumë suksese në vazhdim Këndit Amerikan të Tiranës dhe ftojmë të gjithë të rinjtë e çdo moshë ta vizitojnë e të bëhen pjesë e këtij ambienti plot dritë, kulturë, dije dhe teknologji.

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi” në Tepelenë, Manastirliu: Hapim kantiere të reja për 50 objekte arsimore
Artikulli tjetërOpera “Goca e Kaçanikut”, rivihet në skenë pas 45 vitesh dhe bashkon Prishtinën, Shkupin e Tiranën