Ballina Aktualitet

Lufta ndaj paligjshmërisë, Balla: Goditje sistematike

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzon punën e Policisë së Shtetit për goditjen e disa rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, armëve dhe municioneve.

Balla në reagimin e tij në rrjetet sociale nxit goditjen sistematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia

“Përgëzoj Policinë e Shtetit për kapjen e 11 kg heroinë, qindra dozave kokainë dhe lëndë narkotike cannabis në Morinë, Durrës dhe Elbasan dhe arsenalin e armëve dhe municionit luftarak në Mat”, shkruan Balla.

“Nxis goditjen sistematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia”, përfundon Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANKFURT – BE hap selinë e re të Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave (AMLA)
Artikulli tjetërPerformanca artistike “MuSiNe”, homazh për zërat e mbytur prej diktaturës