Ballina Ekonomi

INSTAT: Numri i vizitorëve rritje me 47.9 % në dhjetor

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi ecurinë e strukturave akomoduese, ku për dhjetorin e 2023-shit vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve, edhe për jorezidentët.

Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 47.9 %, në krahasim me dhjetorin 2022.

Numri i vizitorëve rezident, sipas INSTAT, është rritur me 33.2 %, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 66 %.

Referuar INSTAT, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 67.5 %, në krahasim me dhjetorin 2022. Konkretisht numri i netëqëndrimeve nga rezident është rritur me 54.3 % kurse numri i netëqëndrimeve nga jorezident është rritur me 81 %.

Norma neto e shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, tregues i cili mat përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma dhe shtretër të disponueshëm për vizitorë janë rritur gjithashtu.

Gjatë muajit dhjetor, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 13.3 %, kundrejt 9.9 % që ishte në muajin dhjetor 2022”.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 14.7 %, kundrejt 8.5 % që ishte në muajin dhjetor 2022.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu, takim me homologun turk: Shtrirje e bashkëpunimit për autonominë spitalore në të gjithë sistemin publik
Artikulli tjetërOpozita protestë para Kryeministrisë, Boçi dhe Noka: Do vazhdojmë betejën tonë të vështirë dhe sigurimin e votës së lirë