Ballina Bota

GJERMANI – Zelensky mbërrin në Berlin si pjesë e turit evropian për sigurimin e ndihmave

BERLIN, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Berlin, si pjesë e turneut të tij evropian që synon sigurimin e ndihmës së vazhdueshme perëndimore për Kievin, ndërsa afrohet përvjetori i dytë i pushtimit rus.

“Dy ditë të rëndësishme janë përpara nesh”, shkroi Zelensky në Telegram.

”Janë planifikuar takime me partnerët tanë në Gjermani dhe Francë për të diskutuar një arkitekturë të re sigurie për Ukrainën”, shtoi ai.

Zelensky e shoqëron mesazhin e tij me disa foto ku shihet i mirëpritur nga ambasadori i Ukrainës në Gjermani./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMë shumë mundësi për lektorët e gjuhës spanjolle në Universitetin e Tiranës
Artikulli tjetërDrejtori i BB, Bugamelli: Shqipëria, ndikim në forcimin e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor