Ballina Aktualitet

Blinken në Tiranë, takim dhe konferencë me Kryeministrin Rama

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton për herë të parë Shqipërinë më datë 15 shkurt.

Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë një takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Sekretari Blinken do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, dhe gjithashtu do të zhvillojë edhe një takim me të rinjtë tek Piramida.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit, Balluku: Plan investimesh në të gjitha qytetet turistike
Artikulli tjetërCoSolve, mbështetje “Bujtinës mbi Kanion” në Nivicë