TIRANË, 22 Janar/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njofton se po vijon puna për shpëtimin e dy turistëve zviceranë në malin Korab.
Balla po ashtu njofton se Policia i ka ardhur në ndihmë një personi, i cili ishte i bllokuar në banesën e tij, pasi një masë shkëmbore e shkëputur nga mali dëmtojë banesën dhe i dëmtojë këmbën të riut.
“Policia e Shtetit, Emergjencat Civile dhe Urgjenca Kombëtare i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi të bllokuar nga një masë shkëmbore e shkëputur nga mali, e cila ka rënë mbi banesën e kësaj familje”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
“Gjithashtu vazhdon prej natës së mbrëmshme një operacion në Malin Korab për shpëtimin e dy turistëve zviceranë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Forcat e Armatosura”, përfundon Balla.






















