TIRANË, 22 janar/ATSH/ Euroja fitoi terren këtë të hënë në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor, një dollar këmbehet me 95.37 lekë ose 0.01 lekë më pak se të premten e javës së shkuar, ndërsa një euro këmbehet me 103.86 lekë ose 0.13 lekë më tepër.
Ndërkohë paundi britanik këmbehet sot me 121.14 lekë, ndërsa franga zvicerane fitoi 0.14 pikë duke u këmbyer me 109.89 lekë.
























