Ballina Flash

Kumbaro: Në 2024 ta ngremë akoma më lart trofeun e turizmit

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro uroi sot qytetarët shqiptarë Gëzuar Vitin e Ri 2024.

“Jemi në orët e fundit të vitit 2023, vitit kur ngritëm një trofe për sukseset në turizëm, me besimin që në 2024-ën këtë trofe do ta ngremë akoma më lart”, tha ajo.

Kumabro shpreu mirënjohje dhe falënderime për të gjithë sinergjinë e mirë të krijuar mes atyre që e shijuan, garantuan dhe shërbyen në turizëm gjatë këtij viti.

“Mirënjohje po ashtu për gjithë motrat dhe vëllezërit nga Memaliaj, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Gjirokastra, Libohova dhe Dropulli me të cilët pata nderin të punoj gjatë këtij viti ku arritëm rezultate të shkëlqyera”, theksoi Kumbaro.

Ministrja dha edhe një vlerësim e mirënjohje për ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Krenare që me ta mbyllëm një vit të gjatë me në qendër Vjosën teksa përgatitemi të nisim Vitin e Pyjeve”, u shpreh Kumbaro.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Xi: Kina do të ribashkohet patjetër në Tajvanin
Artikulli tjetërArtan Lame uron Vitin e Ri 2024 me një histori për “Arrat Gucci”