Ballina Flash

216 laboratorë smart në shkolla vitin e ardhshëm

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/  Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “kemi vijuar me laboratorët smart në shkolla, janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkollat publike”

Rama tha se “pas 100 laboratorëve smart që janë vënë në punë këtë vit do të vijojmë me 216 laboratorë smart vitin e ardhshëm”.

Kryeministri Rama theksoi se “është rritur ndjeshëm paga e personelit akademik dhe është rritur me 40% financimi i arsimit të lartë”, tha Rama.

Vendosja e këtyre laboratorëve do të bëjë të mundur që edukimi digjital të bëhet pjesë e kurrikulës dhe e mësimit të përditshëm të fëmijëve që në moshë të vogël, por nga ana tjetër edhe të zhvillojë mendimin kritik.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Tuneli i Murrizit dhe Llogorasë hapen vitin e ardhshëm
Artikulli tjetërRama: Përgjegjësia penale është individuale, asgjë mos të kalojë pa ndëshkuar