Ballina Flash

Rama ndan pamje festive nga Shkodra: Si asnjë vit më parë


TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Atmosfera festive po ndihet si asnjëherë tjetër në sheshe e rrugë të ndryshme në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje nga atmosfera festive në Shkodër, e cila sipas tij është si asnjë vit më parë.

Dritat e shumëllojshme, dekori festiv, muzika dhe zërat gazmorë të fëmijëve mbushin plot ngjyra Shkodrën në prag të dhjetorit.

Godina e bashkisë, me arkitekturë të veçantë e tërheqëse dhe pemët e shëtitores para saj, janë veshur me drita dhe ngjyra që krijojnë një atmosferë të gëzueshme.

Pema e madhe e Vitit të Ri e vendosur në pedonalen kryesore të qytetit, dekori zbukurues dhe shtëpizat prej druri i kanë dhënë një pamje të mrekullueshme Shkodrës.

Ndërsa pista e patinazhit është kthyer në një tjetër atraksion për argëtimin e të rinjve e fëmijëve./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Shkëmbime të reja zjarri në kufirin izraelito-libanez
Artikulli tjetërVendu: Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano, në katër vitet e ardhshme