TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Dekori i veçantë i vendosur në të gjithë qytetin, por sidomos në Pazarin e Vjetër, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Korçës për festat e Fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga qyteti i Korçës, i cili duket magjik këtë dhjetor.
“Dhjetori i festave në Korçë”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.
Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo në qytetin e Korçës. Vitet e fundit ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar festat e Fundvitit.
Përveç atmosferës që krijohet nga zbukurimet gjatë muajit dhjetor ka pasur një kalendar të ngjeshur me aktivitete artistike e kulturore në teatër, në Pazarin e Vjetër, etj.
/k.s/























