Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Dhjetori i festave në Korçë

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/  Dekori i veçantë i vendosur në të gjithë qytetin, por sidomos në Pazarin e Vjetër, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Korçës për festat e Fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga qyteti i Korçës, i cili duket magjik këtë dhjetor.

“Dhjetori i festave në Korçë”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.

Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo në qytetin e Korçës. Vitet e fundit ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar festat e Fundvitit.

Përveç atmosferës që krijohet nga zbukurimet gjatë muajit dhjetor ka pasur një kalendar të ngjeshur me aktivitete artistike e kulturore në teatër, në Pazarin e Vjetër, etj.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version