Ballina Aktualitet

Anija “Butrinti”, stërvitje në detin Egje me anijet aleate

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Anija shqiptare “Butrinti” zhvilloi një stërvitje në detin Egje me anijet aleate të të njëjtit grup.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga kjo stërvitje, teksa theksoi se, “anija shqiptare “Butrinti” me mision në detin Egje, veç detyrave për parandalimin e migracionit të paligjshëm zhvilloi edhe një stërvitje me anijet aleate të të njëjtit grup”.

Ekuipazhi shqiptar ndërveproi me anijen gjermane “Oldenburg”, greken “HS Mikonos” dhe turken “TCG Kumkale”, për të rritur bashkëpunimin gjatë operacioneve të zbatimit të ligjshmërisë në det, nënvizoi Peleshi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni për Sigurinë Kombëtare vizitë në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe Shkodër
Artikulli tjetërBalla: “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje