Ballina Aktualitet

Komisioni për Sigurinë Kombëtare vizitë në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe Shkodër

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, zhvilloi një vizitë në terren në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Lezhë dhe në atë të Shkodrës.

Në fokus ishte situata e sigurisë, siguria në shkolla, masat e marra kundër përdorimit të drogave pranë mjediseve arsimore, si edhe menaxhimi i sezonit turistik, i cili tashmë vijon përgjatë gjithë vitit.

Në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Shkodër u diskutua edhe për situatën e përmirësuar, me pak raste sporadike, të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në të pesta bashkitë e këtij qarku.

Po ashtu, u identifikua nevoja për vendosjen e komunikimit në zona të thella për sa u përket rrjeteve telefonike në kohën kur prania e numrit të turisteve në zona kryesisht të thella sa vjen e rritet.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Gjykata e BE-së vendos në favor të Superligës
Artikulli tjetërAnija “Butrinti”, stërvitje në detin Egje me anijet aleate