Ballina Bota

BERLIN – Scholz: Marrëveshja e BE-së për azilin lehtëson barrën mbi Gjermaninë

BERLIN, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti sot një marrëveshje të reformës së azilit të arritur nga BE dhe tha se ajo do të sjellë lehtësim për disa vende.

“Kjo do të kufizojë migrimin e parregullt dhe do të lehtësojë barrën e vendeve që janë veçanërisht të prekura – përfshirë Gjermaninë”, shkroi politikani i SPD në platformën online X.

”Marrëveshja ishte një vendim shumë i rëndësishëm”, shkroi ai.

Pavarësisht kritikave nga organizatat për të drejtat e refugjatëve, ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha gjithashtu se ishte shumë e kënaqur.

“Nëse duam të ruajmë Evropën e kufijve të hapur brenda vendit, ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm dhe të arrijmë procedura funksionale”, tha ajo, sipas një deklarate të ministrisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Prokurorët Kraja dhe Prençi fshehën dokumente, protestë para SPAK
Artikulli tjetërÇollaku: Ndryshimet ligjore për komisionet hetimore kufizojnë hapësirën e opozitës