Ballina Aktualitet

Balla takon Wisner: Bashkëpunim i shkëlqyer me SHBA në luftën ndaj krimit

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi një takim me Të Ngarkuarin me Punë të SHBA, në Tiranë David Wisner. Ministria e Brendshëm njofton se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dy palësh në luftë ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve.

“Gjatë takimit Balla dhe Wisner diskutuan mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve”, njofton Ministria e Brendshme.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Ministri Balla theksoi se është mirënjohës SHBA për bashkëpunimin në kapjen e një të shumëkërkuari në Shqipëri.

“Mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, DEA-s amerikane dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë”, shkruan ministri Balla.

“U takova me Të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe DEA-s amerikane, Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë”, shkruan Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaja e Qorres në Llogora, mal, det dhe dëborë
Artikulli tjetërRama: Modernizim i shërbimeve publike për Shqipërinë 2030 si Europën e Ballkanit