Ballina Ekonomi

AKU ndëshkon subjektin tregtues të miellit për mungesë dokumentacioni

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndëshkon një tjetër subjekt për mungesë dokumentacioni. AKU në vijim të Planit të Monitorimit për produktin “miell” ka ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë inspektoi subjektin me aktivitet “magazinë ushqimore”, ku konstatoi se kishte kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, por kishte mangësi në dokumentacion në lidhje me gjurmueshmërinë për produktin “miell”.

Për ketë shkelje të evidentuar është marrë masa administrative në vlerën e 100 mijë lekëve dhe i është lënë detyrë ta kthejë produktin tek subjekti nga është furnizuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se do të vijojë inspektimet dhe monitorimet në garantim e sigurisë ushqimore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastra ndez dritat e festave të Fundvitit
Artikulli tjetër“Sundimi i ligjit”, Rrumbullaku: Arrestohen 116 shtetas për organizim të lojërave të fatit