Ballina Flash

EURO 2024 – Selia e kombëtares kroate pranë Berlinit

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Kombëtarja e Kroacisë do ta ketë selinë e saj në Euro 2024 në qytetin gjerman të Neurupinit, rreth 85 kilometra nga Berlini, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

“Ekipi do të stërvitet në staduimin ‘Volksparkstadion’ dhe do të zhvendoset në një vendpushim në qytet”, tha Federata Kroate e Futbollit.

Kroacia është në Grupin B dhe luan kundër Spanjës në Berlin më 15 qershor, kundër Shqipërisë në Hamburg më 19 qershor dhe kundër Italisë në Lajpcig më 24 qershor.
Hamburgu dhe Lajpcigu janë afër Neurupinit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Johansson: Rrezik i madh i sulmeve terroriste në BE
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen për ENR: Dialog me Kinën dhe jo ndarje