Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen prezanton ”Aleancën Globale kundër Trafikantëve”

BRUKSEL, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ne e dimë se sa e vështirë është të trajtosh trafikimin e emigrantëve, por kur bashkuam forcat, bëmë përparim, deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke hapur konferencën për një ”Aleancë Globale kundër Trafikantëve” në Bruksel.

”Që nga vizita ime në Lampeduza, ne kemi bashkuar forcat me Italinë. Menaxhimi i krizës është i rëndësishëm, por nuk mjafton”, shtoi ajo.

”Ne kemi nevojë për një përgjigje sistematike që përjashton trafikantët nga këto aktivitete. Ne duhet të krijojmë partneritete të reja dypalëshe që fokusohen në rrugë, por ne gjithashtu kemi nevojë për një Aleancë globale”, shtoi ajo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak111-vjetori i Pavarësisë, Manastirliu uron me shfaqjen e veçantë të nxënësve të Shkollës së Baletit
Artikulli tjetërBasha: Flamuri kuqezi, simboli ynë i shenjtë i lirisë dhe krenarisë kombëtare