Ballina Aktualitet

GAZA – Të paktën 66 gazetarë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

GAZA, 25 nëntor /ATSH-AA/ – Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi sot se dy gazetarë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 31 të tjerë mbahen në burgjet izraelite, bëhet e ditur sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency”.

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se të paktën 66 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, raporton Anadolu.

Në deklaratë thuhet se në sulmet izraelite kanë humbur jetën 66 gazetarë, përfshirë gjashtë gra.

Sindikata u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të monitorojnë nga afër shkeljet izraelite kundër gazetarëve.

/os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria merr më 1 janar Presidencën e CEI, Hasani: Të përkushtuar për integrimin në BE
Artikulli tjetërMOSKE – Rusia ka humbur 76 avionë civilë për shkak të sanksioneve perëndimore